2 vjet burg për Armend Fazliun, shkak zjarri në “Postat e Maqedonisë
Gjykata penale e Shkupit, i ka caktuar 2 vjet burg, shefit të kabinetit të drejtorit të SHA “Postat e Maqedonisë”, Armend Fazliut, i cili u fajësua për zjarrin që u shkaktua në Drejtorinë e kësaj kompanie.
Sipas mbrojtjes, shkak për zjarrin ka qenë instalimi elektri i amortizuar.
Dëmin në vlerë prej 100 euro, siç theksoi drejtori i përgjithshëm i “Postave të Maqedonisë”, Rafiz Haliti, do ta mbulojë kompania e sigurimit “Kroacia.
Fazliu është mbrojtur duke thënë se është i pafajshëm, se nuk ka pirë cigare në zyrë dhe sipas tij zjarri ka shpërthyer nga instalimi i keq elektrik. Drejtori i postave Aliti nuk është kyçur në ndjekjen penale kundër shefit të tij të kabineti dhe kushëririt dhe nuk ka kërkuar kompensim për shkak se kompania e sigurimeve do ti mbulojë dëmet.






