8 Marsi i veçantë për Dëshira Imerin dhe Mesila Dodën
Për deputeten Dëshira Imeri nga Maqedonia dhe deputeten e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Mesila Doda mbledhja e 8 marsit me deputetet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka qenë vetëm një takim i thjeshtë por i vecantë sepse ka njoftuar kushërirën e saj Melisa Doda të cilat nuk e kanë ditur se njëra me tjetrën janë kushërira.
Madje Doda në Facebookun profiln e saj shkruan
Foto e mëposhtme ka një histori krejt te veçante. Zonja në foto është Deshira Imeri, deputetja e Maqedonisë, dhe është kushërira ime e dyte. Nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti deri para pak kohësh, pasi gjyshi im u arratis nga Gostivari dhe nëna ime nuk i pa më kurrë të afërmit e saj dhe për rrjedhoje as ne nuk i njohëm ato. Sot nëna ime nuk është me, por ja qe ky 8 mars na gjeti bashkë…në parlamentin e Shqipërisë. Kjo është historia e brezave që shkuan dhe brezit tonë…shpresojmë që ndarje të tilla nuk do jenë më kaq të forta për hir të politikës dhe historisë së padrejtë në të ardhmen.






