8 marsi, Kryetarja e Tetovës viziton mësuesen e saj të parë (FOTO)
Sot, Kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi për të shënuar Ditën e Gruas, 8 Marsin, vizitoi mësuesen e saj të parë, znj. Mensure Ismaili. Në këtë ditë të veçantë znj. Arifi shprehi mirënjohje të thellë për sakrificën dhe dashurinë, për emnacipimin dhe vënien e themeleve te suksesit të çdo nxënësi, duke kontribuar poashtu edhe në krijimin e një familjeje të shëndoshë dhe të shoqrisë në përgjithësi.
Në vazhdën e aktiviteteve të sotme, për nderë të 8 Marsit, Ditës së Gruas, kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, ishte për vizitë në shtëpinë e dëshmorit të kombit, Servet Ferati, në fshatin Llacë, për të ndarë një pasdite bashkë me familjarët e këtij dëshmori, me gruan dhe fëmijët e tij.






