Afërdita Xheladini-Çoku propozohet për deputete nga diaspora skandinave - tetova1

Afërdita Xheladini-Çoku propozohet për deputete nga diaspora skandinave


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Mar 3, 2014

Lexuar: 561 herë



Rrjeti i Organizatave Kulturore Shqiptare që veprojnë në shtetet skandinave (Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Danimarkë), nëpërmjet të kësaj komunikate për mediumet në Maqedoni, unanimisht dëshirojnë të propozojnë për kandidate për deputete për diasporë (Evropë) për Bashkimin Demokratik për Integrim, nga radhët e partisë së Ali Ahmetit, të jetë zonja e nderuar Afërdita Xheladini-Çoku, me profesion “magjistre e shkencave ekonomike” në Lund University, Suedi, me origjinë nga Ohri i lashtë i mbretërisë Dardano-Ilire.

Fundjavën që lamë pas, me mendjen e shpirtin te atdheu dhe pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, në një atmosferë të ngrohtë dhe mjaft miqësore Rrjeti i Organizatave Kulturore Shqiptare mbajti një takim informues në Malmö të Suedisë, ku debatoi për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë dhe për hirë të vërtetës, për hirë të së ardhmes së atyre tokave stërgjyshore, duke u betuar në flamurin tonë kombëtarë kuq e zi, moral e Perëndi, jemi të detyruar, t’ju drejtohemi me këtë komunikatë ku kërkojmë përkrahje nga partia më e madhe shqiptare që edhe në që jetojmë në tokat e ftohta të Evropës të kemi përfaqësuesen tonë në parlamentin e Maqedonisë e cila do të ngre zërin për ne, për të drejtat tona si komunitet dhe problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohemi të gjithë ne.

Pra, me një fjalë, të nderuar anëtarë të partisë BDI, i shumë respektuari kryetar i partisë, zotëri Ali Ahmeti, diaspora shqiptare kërkon përfaqësim të denjë, përfaqësim nga një atdhetare e devotshme e çështjes kombëtare dhe nga një profesioniste e vërtetë - që do të jetë krenaria e të gjithë neve, por edhe e juve që jetoni dhe veproni në tokat e të parëve tanë.

Për hapat e mëtutjeshëm lidhur me aktivitetet tona si rrjet i organizatave kulturore shqiptare në Skandinavi lidhur me propozimin tonë për kandidimin e znj. Afërdita Xheladini-Çoku për deputete të Diasporës për BDI-në dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në metropolet evropiane, do t’ju informojmë në kohë të duhur. Perëndia i bekoftë shqiptarët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë. /lajm/

Përkrahur në mënyrë unanime dhe njëzëri nga:

Shoqata Shqiptare “Bashkimi” – (Suedi)

Shoqata Kulturore “Elita shqiptare” (Norvegji)

Forumi i Gruas Shqiptare në Danimarkë – FGSHD (Danimarkë)

Shoqata studentore shqiptare – “Flamuri” – (Finlandë)

Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” – (Suedi)

Klubi Rinor Kulturor “Ilirida” – (Norvegji)