Ali Ahmeti dhe BDI priten me protesta në Dibër
Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh i pritën me protesta përfaqësuesit e BDI - së, dhe Ali Ahmetin në qytetin e Dibrës. Ata ishin mbledhur përpara vendit ku edhe zhvillohej mitingu i BDI-së, njofton Almakos.
Ata u shprehën se ideja për president konsensual dhe temat për të cilat flet Ali Ahmeti, janë të parandësishme për dibranët, karshi problemit të Radikës.
Jakup Marku, këshilltari i pavarur në qytetin e Dibrës, si kryeprotestuesi u shpreh – Grupimi i lirë i qytetarëve, të udhëhequr nga unë, proteston për provokimin që i bëhet Dibrës nga ana e BDI-së, e cila me njerëzit e vet ka sjellë vendime për devijimin e lumit Radika. I kërkojmë anëtarëve të saj, që të vetëkorrigjohen dhe të mos e provokojnë Dibrën me akte të tilla. Ky është vetëm fillimi i grupimit me emër, Fronti i Bashkuar për Mbrojtjen e Radikës” – u shpreh Jakup Marku për Almakos.







