Ardian Demiri pritet të jetë bartës i listës së RDK në Strugë - tetova1

Ardian Demiri pritet të jetë bartës i listës së RDK në Strugë


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Mar 8, 2014

Lexuar: 287 herë



Rilindja Demokratike Kombëtare pritet që në fillim të javës të ketë një qëndrim zyrtar në lidhje me modalitetet e prezantimit në zgjedhjet e pritshme parlamentare.Sipas burimeve nga struktura drejtuese e kësaj partie, është lënë të kuptohet se nesër me 09 mars Kryesia qëndrore e RDK-së nën drejtimin e Rufi Osmanit do të diskutojë problematikën e zgjedhje, si dhe do të përcaktojë strategjinë dhe orientimin e këtij subjekti në zgjedhjet e afërta parlamentare.Mësohet se një nga cështjet do të diskutohet do të jetë edhe aspekti kadrovik dhe modusi me të cilën ky subjekt do të përcaktoj kandidaturat e tija për deputet. Në Strugë edhe pse akoma nuk ka një prononcim zyrtar në opinion si një nga kandidaturat e mundshme që do të udhëheq listën e kësaj partie përmendet emri i avokatit Ardian Demiri i cili aktualisht është kreu i degës së RDK-së dhe përfaqëson këtë të fundit në Këshillin komunal.