BDI: A janë të vërteta shkrimet se kandidimi i Iljaz Halimit vlen 2.4 milon euro? - tetova1

BDI: A janë të vërteta shkrimet se kandidimi i Iljaz Halimit vlen 2.4 milon euro?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Mar 28, 2014

Lexuar: 541 herë



Nëpërmjet një komunikate për shtyp ka reaguar BDI-ja ndaj pres konferencës së sotshme të PDSH - së.

Në vazhdim ju sjellim të plotë komunikatën e BDI - së:

“Nuk presim sigurisht që programit tonë zgjedhor të prezantuar dje, t’i përgjigjen nga PDSH në po këtë mënyrë, me një platformë idesh e projektesh në interes të qytetarëve.

Ndërkohë që zgjedhësit tanë mezi presin të dëgjojnë ofertat e partive, siç patën dje rastin të dëgjojnë 1.081 projektet e BDI-së, PDSH përcaktohet të jetë joserioze duke zgjedhur për mjet konkurrimi trillimet dhe gënjeshtrat.

Ajo që po mundohet tani e dy javë ta bëjë PDSH, është t’u përvidhet përgjigjeve që i kërkojnë me ngulm qytetarët tanë.

BDI dhe çdo shqiptar është në pritje për të dëgjuar, nëse janë të vërteta shkrimet ne media se kandidimi i Iljaz Halimit vlen 2.4 milionë euro, aq sa është qiraja vjetore që përfiton Menduh Thaçi nga kompania “Interpromet.”