BDI dorëzon iniciativën për shpërbërje të parlamentit - tetova1

BDI dorëzon iniciativën për shpërbërje të parlamentit


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Mar 1, 2014

Lexuar: 258 herë



BDI sot do të dorëzojë iniciativën për shpërbërjen e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, informuan nga pres qendra e partisë.

Grupi parlamentar i BDI sot në ora 11 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të dorëzojë iniciativën për shpërbërjen e përbërjes aktuale të parlamentit.

“Sot do te dorezojme nismen per shperberjen e Parlamentit. Kete vendim e marrim ne baze te percaktimeve tona programore, orientimeve euro-atlantike te shqiptareve dhe nevojes per t’i dhene nje shtytje te re ketij procesi, si dhe qendrimit tone konzistent dhe te palekundur per nje President Konsensual. Periudha qe vijon do jete sfiduese per cdo funksionar, anetar dhe simpatizant te Bashkimit Demokratik per Integrim. Do te perpiqen te manipulojne dhe qellimisht te keqinterpretojne qendrimet tone politike. Me kete rast, e perserisim edhe nje here se ne, qe nga dita e pare kemi thene se nuk do te mbeshtesim nje kandidat jonkonsensual per president, dhe do te punojme kunder zgjedhjes se tij. Kjo nuk do te thote bojkot zgjedhor. Ne jemi kunder presidentit te njeanshem, jo kunder procesit zgjedhor!” shkruan Ermira Mehmeti në Facebook.