BDI-ja cakton shefat e shtabeve komunale për zgjedhjet parlamentare 2014 - tetova1

BDI-ja cakton shefat e shtabeve komunale për zgjedhjet parlamentare 2014


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Mar 15, 2014

Lexuar: 1 079 herë



Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon me aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Shtabi i përgjithshëm zgjedhor i BDI-së ka caktuar të gjithë shefat e shtabeve zgjedhore komunale për zgjedhjet e prillit 2014.
Sipas zyrtarëve të lartë të BDI-së do të vazhdojnë të udhëheqin me shtabet komunale edhe këto zgjedhje emra të suksesshëm të zgjedhjeve të fundit lokale.
BDI-ja si shef shtabi komunal në Tetovë ka caktuar deputetin Xhevat Ademi i cili ishte një ndër shefat më të suksesshëm të zgjedhjeve të fundit lokale në Maqedoni.
Në Çair për zonën zgjedhore numër 1, është caktuar sërish Bekim Neziri i cili poashtu u dallua në zgjedhjet lokale, ndërsa Shaip Zendeli për zonën zgjedhor numër 2.
Në Zhelinë BDI-ja ka caktuar për shef shtabi, kryetarin Komunës Fatmir Izairi, në Gostivar kryetari i komunës Nevzat Bejta, në Dibër Ruzhdi Lata, në Bogovinë Hazbi Idrizi, në Haraqinë Brahim Ajvazi të gjithë kryetar komunash.
Në Kërçovë Musli Musliu, në Ohër Nafi Useini, në Saraj, Shemsi Musa, Bilen Saliji në Vrapçisht, Halil Palloshi në Butell, Ilir Saiti në Kumanovë.