BDI nuk luan me zgjedhjet e parakohshme - tetova1

BDI nuk luan me zgjedhjet e parakohshme


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Mar 1, 2014

Lexuar: 197 herë



Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë lojë e partnerëve të koalicionit qeveritarë’, kështu shprehet zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani duke e argumentuar këtë me kronologjinë e ngjarjeve politike të vitit të kaluar. Osmani me këtë rast përkujtoi deklaratën e kryeministrit Gruevski dhënë më 24 gushtit të vitit të kaluar, i cili kërkoi që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare si alternativë të zhbllokimit të krizës politike në vend të krijuar me ngecjen e punë së grupit punues për zbatimin rekomandimeve të komisionit ad-hok, për ngjarjet e 24 dhjetorit. Propozim ky i cili u refuzua nga ana e BDI-së nën arsyetimin se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

“Në rast se ju kujtohet vitin e kaluar kishte një thirrje publike prej kryeministrit Gruevski për zgjedhje të parakohshme për më 13 tetor, ju e dini se asokohe BDI refuzoi dhe pengoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse ishim të bindur se duhet të lihet hapësirë për të fokusuar energjinë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe për të lëvizur integrimet tutje, dhe atëherë publikisht thamë se do të shqyrtojmë këtë mundësi me zgjedhjet presidenciale, nëse deri atëherë nuk do ketë një lëvizje përpara dhe eventualisht cili do të jetë epilogu për idenë tonë se Maqedonia duhet të ketë presidentin e parë konsensual”, u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.