Talat Xhaferi padit Bekim Fazliun e PDSH-së
Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi ka dorëzuar sot padi në Gjykatë kundër anëtarit të kryesisë së PDSH-së Bekim Fazliu për shpifje.
“Unë mund të kuptoj që PDSH-ja ka problemet e saja në funksionimin e saj të brendshëm dhe problemet e degës së saj në Strugë nëse ka menduar se duhet ti mbulojë me shpifjet që bën ndaj meje mendoj se e ka krejtësisht gabim.
Ata le të pastrojnë oborrin e tyre paraprakisht, ndërsa procesi gjyqësor dhe organet gjyqësore do të verifikojnë në instancë të fundit se kush ishte në të drejtë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi.
Ndërkohë edhe sot, BDI-ja nuk ka marrë përgjigje prej PDSH-së për temën e bisedimeve mes liderit të tyre Menduh Thaçi dhe Drejtorit për Zbulim dhe Kundërzbulim (DZK) Sasho Mijallkov në restorantin “Sushiko” në Shkup.
………………………………………………….
BDI: PDSH të mos harrojë si shpërbleu Lube Boshkovskin
BDI është përgjigjur në akuzat e PDSH-së ku në shënjestër ishte përsëri ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi.
Sipas partisë së Ahmetit, PDSH me akuzat e tyre qesharake vetëm po dëshmon edhe më shumë se pobëjnë avokatinë e disa qendrave politike në vend të cilët janëshqetësuar tejmase që në krye të ARM-së të janë luftëtarë të lirisë.
“Të akuzosh një ministër shqiptar të Mbrojtjes se ka angazhuar këshilltar të përgatitur me qëllim që politikat e mbrojtjes të jenë konform atyre të NATO-s edhe atë me pagesë sa një rroge mesatare në Maqedoni është më shumë se hipokrizi.
Themi se është hipokrizi pasi këto akuza vijnë nga partia e cila i jepte pllakata për merita të dënuarit për krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 2001 Lube Boshkovskit, partia e cila kërkonte nga shteti që të veprojë kundër luftëtarëve të lirisë dhe shprehte kënaqësi për aksionet e kryera.
Para se të merret me BDI-në, është mirë që PDSH të sqarojë opinioninlidhur me aferën e ‘Interprometit’ që doli në media, dhe nëse dalja e tyre me kandidat në zgjedhjet presidenciale, e ka çmimin pikërisht në këtëafere”, thuhet në kumtesën e BDI-së.







