Dibrani Egriu zyrtarisht shpalli sfidën për Kongresin Amerikan
Dje në kryeqendrën e rajonit më veriperindimor të New Yorkut, në Buffalo, Kandidati i Kongresit Emin ” Eddie ” Egriu, thotë në një deklaratë zyrtare shpërndar sot në faqen e tij të internetit, se ai zyrtarisht tashmë e ka shpalluar kandidaturën e tij për një vend në Kongresin Amerikan nga rrethi elektoralë 26-të, kundër kongresmenit në detyrë Brian Higgins.
Ndaj, kongresmenit Brian Higgins, i cili është në mandatin e 5 të(10 vjetë), si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe shërbenë në rrethin elektoral 26 të kongresit të Nju Jorkut , i cili përfshin pjesët Erie dhe kataraktin Niagara të Shteteve të Bashkuara, dhe në fund të këtij viti ai e përfundon mandatin e tij.
Simbas “Buffalo News”, thuhet se Emin ” Eddie ” Egriu , i cili e quan veten një ” populist liberal dhe është kundër luftës , ” sipas shtypit vendas, njoftoi të hënën se ai do të sfidojë kësaj rradhe Kongresmenin Brian Higgins , i cili ka fituar deri tani pesë mandate, duke përfaqësuar për 10 vjetë partinë Demokratike, në New York.
Ndaj, kongresmenit Brian Higgins, i cili është në mandatin e 5 të(10 vjetë), si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe shërbenë në rrethin elektoral 26 të kongresit të Nju Jorkut , i cili përfshin pjesët Erie dhe kataraktin Niagara të Shteteve të Bashkuara, dhe në fund të këtij viti ai e përfundon mandatin e tij.
Simbas “Buffalo News”, thuhet se Emin ” Eddie ” Egriu , i cili e quan veten një ” populist liberal dhe është kundër luftës , ” sipas shtypit vendas, njoftoi të hënën se ai do të sfidojë kësaj rradhe Kongresmenin Brian Higgins , i cili ka fituar deri tani pesë mandate, duke përfaqësuar për 10 vjetë partinë Demokratike, në New York.
Egriu , 52 vjeç , njoftoi kandidaturën e tij në një qendër të qytetit Buffalo - në Broadway dhe rrugën Bailey Avenue, ku ai e quajti kandidaturën e tij, për të pasur vëmendje, e cila sipas tij është shumë afër për të sfiduar nocionin e një ekonomie në përmirësim në Buffalo - New York.
” Ndërsa, politikanët tanë dhe kontribuesit e tyre vazhdojnë të ushqehen me koritë publike - me një projekt zhvillimi nga tatimpaguesit i financuar nga pas prej korrupsionit të “legalizuar” - lagjet tona të vazhdojnë të qëndrojnë në shkatërrim , ” tha Egriu , në bazë të vërejtjeve të përgatitura prej tij dhe shpërndarë për gazetarët në shpalljen e kandidaturës.
” Unë jam këtu, tha Egriu, për të ju them të vërtetën : se rënia vazhdon . Njerëzit me moshë mesatare 53 vjeçare janë duke luftuar për të mbijetuar . Dhe dënimi rraskapitës i varfërisë midis brezave vazhdon . “
” A nuk më besoni ? peti ai, mjafton vetëm për të hapur sytë tuaj dhe do të shikoni që në vetëm këtë bllok , ka shtatë toka bosh , dhe ka shtatë shtëpi të lira që nuk i blen kërkush, dhe, kështu ka me qindra e blloqe të tjera, “tha ai .
Sipas, shtypit lokal “Buffalo News” shkruan se Egriu , në primare do të konkurojë si një demokrat. Ai deklaroi se e mbështet legalizimin e marihuanës për përdorim nga të rriturit , do të kujdeset për sistemin shëndetësor, planet e bankave, taksat e larta, dhe kompanitë e energjisë .
Egriu , është një kontraktues , shkruajn këto të përditëshme, i cili u eliminua për të hyrë në ballot nga fletët e votimit në zegjdhjet e viti 2010 , pasi ishte duke u përpjekur për të sfiduar kongresisten Louise Slaughter, në një garë primare në partinë Demokratike, që ai nuk hyri dotë .
Ai ka pasur edhe një garim të më parshëm për një vend në Senatin e Shtetit të New Yorkut 10 vjetë më parë.
Egriu, është kandidati i dytë që ka njoftuar se ka për të sfiduar Kongresistin demokrat Brian Higgins . Mbasi në kampin Republikan është edhe zonja Kathy Weppner , një ish- gazetare e njohur e një radio “talk show” , e cila njoftoi kandidaturën e saj në rrethin e 26të, javën e kaluar nga partia Republikane .
Ndërkohë, po sipas shtypit lokal dje Egriu, ka bërë sulmin e parë ndaj kundërshtarit të tij, Brian Higgins, duke e akuzuar atë si të “pashpirt” ndaj ekologjisë”, për indiferencën e tij ndaj ndikimit të katastrofës në Fukushima, pra ndotjen që ka ndodhur në Bregun Perëndimor amerikan - Oqeanin Paqësorë, shkruan Time Magazine në raportin e saj në 9 mars 2014
Eddie Egriu shfrytëzoi me këtë rast përvjetorin e 3-të, të fatkeqësisë bërthamore në Fukushima - Japoni që të sulmoi kongresmenin Higgins, i cili është anëtarë i Komitetit të Kongresit për Homeland Security dhe Komitetit të Kongresit për Çështje të Jashtme,
Egriu tha se ai pajtohet me shqetësimet e shprehuara nga Bashkimi Shkencëtarëve Amerikan që Qeveria duhet të ndalojë menjëherë subvencionimin e industrisë së rëndë, shumë të rrezikshme për lëndët bërthamore dhe duhet të shfuqizojë ligjin “Anderson” i cili është mburoja për firmat bërthamore nga përgjegjësia . ” Në qoftë se këto bimë dhe këto gjallesa janë të sigurta , ” pyeti ai , ” pse ata kanë nevojë për mbrojtje të veçantë nga për helmim nga rrezatimet bërthamore ? “
Në fund kandidati për në Kongresin Amerikan nga rrethi elektoral 26të, i Nju Jorkut, i cili përfshin pjesët Erie dhe kataraktin Niagara të Shteteve të Bashkuara, sipas Time Magazine, thotë :” Edhe një herë , këtu është një çështje ku kongresisti Brian Higgins ka dështuar për të udhëhequr ngaqë ai është një mjet i biznesit të madh , dhe ka interesa të veçanta edhe të lobistëve të tjerë nga Uashingtoni. Sot, është përvjetori i tretë i fatkeqësisë bërthamore në Fukushima dhe përvjetori i tretë që përfaqësuesi i Kongresit nga rrethi i 26-të, në New York, Brian Higgins, nuk është duke bërë asgjë dhe duke thënë absolutisht asgjë në lidhje me të ! ka përfunduar kandidati për në Kongresin Amerikan nga rrethi i 26të, në New York, Eddie Emin Egriu. (Beqir Sina







