Dika: Çfarë nuk të bie të dëgjojsh nga kuzhinat e bashkëpuntorëve të Mihajllkovit
Nënkryetari i RDK-së, Artan Dika ka reaguar pas publikimit të lajmit në portalin “Studenicanipress” ku shkruhej se sonte është zhvilluar takim në mes Rufi Osmanit, Artan Dikës nga RDK dhe Abdylhaqim Ademi,Beqir Hasani dhe Ekrem Dardhishta nga BDI.
Dika në profilin e tij në facebook shkruan: Çfarë nuk të bie të dëgjojsh nga kuzhinat e bashkëpuntorëve të Mihajllkovit. Për kuriozitet unë ju ftoj të gjithëve që t’i lexoni edhe lajmet e faqeve të mjeruara dhe anonime që mundohen të përhapin budallallëqe mediatike të gatuara nga kompania private DPA dhe të qeshni duke mos i marrë aspak seriozisht ato.
Këtyre mjeranëve as padi nuk mund t’ju ngresh në gjykate sepse hedhin gurin dhe fshehin dorën nga skuta të errta të pisllëkut të tyre pa emër e pa adrese … Milet prisni lloj lloj rrenash e shpifjesh të nivelit të tille të ulët në ditët në vazhdim …”, përfundon komenti i nënkryetarit të RDK-së, Artan Dika.






