Dnevnik: Zajazi si Korea Veriore, Ahmeti si Kim Jong-Un!
Mediume në gjuhën maqedonase që konsiderohen të afërta me BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në e kanë krahasur komunën e Zajazit me Korenë Veriore, për shkak të përqindjes së madhe të votave që merr Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në këtë komunë. “Edhe Maqedonia e ka Korenë e vetë Veriore”, është mbititulli i tekstit kushtuar dyshimeve lidhur me përqindjen e lartë të votave që merr partia e Ahmetit në këtë komunë, prej nga është vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Është interesant se në komunën e Zajazit, e cila ka 9.971 votues, dhe në vendvotimin ku voton lideri I BDI-së Ali Ahmeti ku ka 1261 votues, në të gjitha zgjedhjet që nga viti 2002 deri te zgjedhjet e fundit lokale BDI fiton me mbi 70 për qind të votvave. Por në disa cikle zgjedhore fitorja ka qenë edhe me mbi 90 për qind të votave, për çka ekspertët vlerësojnë se atje duhët të verifikohet sistemi i votimit”, shkruan Dnevnik.
“Në skenën politike botërore Ahmeti i afrohet presidentit koreanoverior Kim Jong-Un, I cili para do kohe fitoi me 100 për qind të votave”, shkruajnë tutje kjo gazetë.
Është interesant se mediumet maqedonase që bëjën kësi lloj vlerësime ofenduese për BDI-në, nuk përballen me mungesë të reklamave qeveritare, siç përballen mediat e pavarura shqiptare. Aq më tepër BDI nuk guxon të bojkotojë këto media siç bojoton mediat e pavarura shqiptare. Opinionistët vlerësojnë se kjo tregon se BDI shpirtëngushtësinë e vet ka të dejtë ta shfryjë vetëm ndaj shqiptarëve, por jo edhe ndaj maqedonasve. /Lajmpress







