Eksperienca e mjekëve nga SHBA në USHT
Në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, me ligjëratën e dr. Bret A. Nicks, mjek specialist nga departamenti i Mjekësisë emergjente në shkollën e mjekësisë “Wake Forest Winston-Salem”, NC, SHBA, filloi realizimi i projektit “Eksperienca e mjekëve nga SHBA dhe Maqedonia”.
Ligjërata e dr. Bret A. Nicks, u organizua në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në prani të një numri të konsiderueshëm të stafit akademik dhe studentëve të këtij fakulteti, por edhe të punësuarve në Spitalin klinik të Tetovës.
Të pranishmëve fillimisht me fjalë rasti iu drejtua Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së,Doc. dr. Nasir Behxheti, i cili me këtë rast falënderoi mjekët amerikan për gatishmërinë e treguar për të bashkëpunuar me USHT-në. Dekani Behxheti, poashtu njoftoi të pranishmit se në kuadër të bashkëpunimit të universitetit tonë me universitetet ngaSHBA-të, çdo javë do të zhvillohen ligjërata nga profesorë amerikanë të shkencave të mjekësisë për stafin akademik dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së.
Më pas dr. Bret A Nicks - specialist në Departamentin e Mjekësisë emergjente në shkollën e mjekësisëËake Forest Ëinston - Salem, NC, SHBA, para të pranishmëve mbajti ligjëratën për njohjen, diagnostifikimin dhe trajtimin e sepsës. Me këtë rast, dr. Bret A Nicks shpjegoi në detaje qëllimet e kësaj diagnoze, definimin dhe faktorët e rrezikut për zhvillimin e sepsit.
Prezantimi i dr. Bret A. Nicks në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të USHT-së si dhe prezantimet e ardhshme që do të mbahen për çdo javë, janë si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm në mes Zyrës për përpilim dhe menaxhim me projekte të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe koordinatorit të projektit “Eksperienca e mjekëve nga SHBA dhe Maqedonia”, Dr. Andy Sanders, dhe paraqet pikë fillimin e projektit të ardhshëm të bashkëpunimit në mes këtyre institucioneve me të cilin parashihet vizita e profesorëve dhe mjekëve të ndryshëm amerikanë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si dhe organizimi i ligjëratave dhe prezantimi i tyre para studentëve dhe stafit akademik të USHT-së.






