Ermira i përgjigjet Jankullovskës: ‘Vaj halli për ne kush flet për demokraci’ (FOTO)
Pas dekleratave të ministres për punë të brendshme Gordana Jankullovska se deklaratat e Ali Ahmetit për mosnjohjen e legjitimitetit të Gjorgje Ivanovit nëse ai zgjidhet president, ka reaguar Ermira Mehmeti me ç’rast në Facebook ka shkruar.
“Kur për demokraci dhe vlera demokratike flet ajo garniturë politike e cila e ktheu Maqedoninë prapa në të gjitha rangimet ndërkombëtare qoftë për liri të medias, qoftë për pavarësi të pushtetit gjyqesor apo për ndarje të shtetit nga partia, nuk ngelet për të thënë gjë tjetër, por vaj halli për ne!
Ditë më parë Jankullovska kishte deklaruar ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska i ka konsideruar si deklarata të cilët mohojnë kapacitetin demokratik të institucioneve.
“Të gjitha deklaratat që i japin funksionarët e lartë gjatë kësaj periudhe zgjedhore, padyshim do të ndikojnë në vendimin e qytetarëve nëse do të pranojnë kapacitetin serioz demokratik ose do të pranojnë dicka tjetër”, kështu është përgjigjur Godrana Jankullovska në pyetjen lidhur me deklaratën e Ali Ahmetit për atë se Gjorgje Ivanov për ata do të jetë jo legjitim nëse ai zgjidhet për president të vendit.






