Facebook-u dhe ‘debatet’ pro dhe kundër në PDSH (FOTO)
Dy ditët e fundit nëpërmjet faqeve të ndryshme të portaleve në facebook si dhe në faqet e krijuara me siglën PDSH është duke u zhvilluar një debat i madh pro dhe kundër ngjarjeve që janë duke ndodhur në degën e PDSH-së në Strugë si dhe refuzimin e listës për deputet të caktuar nga kryetari i PDSH-së dhe kuvendi qendror i partisë.
Këto debate kanë shkuar aq larg sa që aktivistët e PDSH-së janë ‘ndarë’ në ‘pro’ dhe ‘kundër’ Menduh Thaçit si dhe në ‘pro’ dhe ‘kundër’ Zijadin Selës.
Gjithashtu ka aktivistë që kërkojnë që të qetësohen gjakrat sepse ‘kjo situatë shkonë në dobi të kundërshtarëve’.
Në vazhdim ju prezantojm disa postime të përcjella edhe me foto:
Voto pdsh
https://www.facebook.com/pages/Voto-pdsh/793012167393357
Turp turp turp.per ziadin selen dhe disa individ qe shkojn per ta shkatru partin dhe menduh thacin por le ta din se krejt do perfundojn ne gjubre menduh thaci nuk shkatrohet aq leht menduh thaci nuk jep doreheqje nese kerkon udba..PDSH ka 1zot shpie dhe aj esht BABA MENDUH THACI
Profili PDSH Doberdoll kërkon që Lista për deputet të refuzohet edhe nga Shkupi, Gostivari, Tetova dhe që degët mos të heshtin.
Aktivisti G.U
Te nderuar miq antar simpatizant te PDSH-se. Shihet se eshte duke u ber nje kampanj e eger brenda pdsh-se, ku ka ofendime , sharje njellosje te personaliteteve dhe figrave me te mira te PDSH-se, ju kisha lutur qe te keni kujdes , dhe mos bini pre e propagandave te ndryshme dhe qellim kqija, se kjo situat nuk eshte NE dobi te askujt vec oponenteve dhe kundershtarve politik. Ju lutem shperndani kesi lloj shkrimesh sa man shum se ndryshe pasojat do te jen me te mdhaja.






