Fitorja ndaj Vardarit e vlefshme vetëm nëse mundet edhe Rabotniçki - tetova1

Fitorja ndaj Vardarit e vlefshme vetëm nëse mundet edhe Rabotniçki


Kategoria: Sport

Postuar më: Mar, Mar 25, 2014

Lexuar: 305 herë



Festa e futbollistëve të Shkëndijës pas fitores ndaj Vardarit në Shkup ka zagjatur vetëm disa orë, pasi menjëherë pas kthimit në Tetovë trajneri Duro ka urdhëruar futbollistët të orientohen kah sfida e rradhës. Triumfi në fushë të kampionit është lënë në të kaluarën dhe këto dy ditë është menduar vetëm për përballjen me Rabotniçkin të mërkurën në Tetovë, në kuadër të xhiros së 24 në Ligën e Parë të futbollit në vend. Ekipi ka pasur vetëm dy ditë në dispozicion për tu përgatitur për sfidën me njërin prej liderëve të renditjes dhe kandidat kryesor për titullin e kampionit. Futbollistët kanë punuar me intenzitet maksimal, njëkohësisht duke akceptuar me kujdes gjithë instrukcionet e trajnerit Duro, i cili pritet të ketë analizuar mirë kundërshtarin. Stafi teknik i Shkëndijës, por edhe futbollistët janë të vetëdijshëm se i pret detyrë e vështirë me një kundërshtar kualitativ, por njëkohësisht besojnë se me maksimumin e të gjithëve Rabotniçki mund të detyrohet të dorëzohet në Tetovë. Pikërisht fitorja eventuale në takimin e ‘romantikët’ do t’i jepte vlerë triumfit të Shkëndijës në ndeshjen e kaluar me Vardarin dhe në të njëjtën kohë ekipi do të hapëronte sigurtë kah mesi i artë i tabelës. Trajneri Duro në vigjile të këtij takimi përballet me disa probleme me futbollistë të lënduar, pasi jashta kombinimit mbesin Yordan Miliev dhe Demir Imeri. Bullgari Miliev u ankua në lëndim pas takimit me Vardarin, ku ishte ndër më të mirët në teren dhe ka nevojë për pushim të shkurtër pas një goditje që mori në këmbë. Ndërkohë mesfushori Imeri u lëndua në takimin e xhiros së 22-të me Renovën, ishtë ne pankinë me Vardarin, mirëpo lëndimi i tij kërkon edhe pak kohë për tu rekuperuar në tërësi. Dy mungesat e rëndësishme në 18-shen e Shkëndijës plotësohen me të rrinjtë Erblin Shaqiri dhe Shpend Asani. Përballja derbi e xhiros së 24 ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit zhvillohet të mërkurën në Tetovë, me fillim në orën 15:00.

Lista e 18-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Rabotniçkin:

Artim Pollozhani, Astrit Fazliu, Ardian Cuculi, Bojan Vruçina, Bunjamin Shabani, Egzon Bejtullai, Elvir Nurishi, Egzon Belica, Jasir Selmani, Hadis Velii, Muhamet Useini, Mensur Kurtishi, Marko Jovanovski, Nuri Mustafi, Erblin Shaqiri, Shpend Asani, Valmir Alili, Zhunior.

Burimi: KF Shkëndija