Gostivar: 34 vjeçari nga Vrapçishti mbyll të miturën në internet kafe dhe i lëshon porno filma - tetova1

Gostivar: 34 vjeçari nga Vrapçishti mbyll të miturën në internet kafe dhe i lëshon porno filma


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Enj, Mar 20, 2014

Lexuar: 2 229 herë



Një 34 vjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit ka mbyllur një 14 vjeçare në një internet kafe në fshat dhe pastaj i ka lëshuar materiale pornografike.
Ai vajzën e mitur e ka ftuar në internet kafen të martën mbrëma dhe më pas e ka mbyllur dhe i ka lëshuar porno filma.
Vajza është frikësuar dhe ka tentuar të ikë por i akuzuari ka filluar ta tërheqë për flokë dhe ta godasë me grushta në kokë dhe trup. Rasti është paraqitur në polici ndërsa sulmuesit i është caktuar masa e paraburgimit tetë ditor.