Gruevski publikisht pranon se pa zgjedhje të parakohshme parlamentare do të dështonin zgjedhjet presidenciale - tetova1

Gruevski publikisht pranon se pa zgjedhje të parakohshme parlamentare do të dështonin zgjedhjet presidenciale


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Mar 1, 2014

Lexuar: 856 herë



Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot publikisht ka pranuar se pa zgjedhje të parakohshme parlamentare ekziston rrezik që të dështojnë zgjedhjet presidenciale dhe vendi të hyj në krizë të thellë politike.
“Nëse nuk pranojmë zgjedhje të parakohshme atëherë për shkak të daljes së dobët në zgjedhjet presidenciale ekzistojnë rreziqe të mëdha që ky proces të ketë sukses dhe vendi të hyj në krizë të thellë. Për shkak të interesit kombëtar dhe shtetëror nga kjo foltore do të përgjigjem se VMRO edhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”e pranon dorezën e hedhur për zgjedhje të parakohshme parlamentare në ditën e njëjtë kur mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale”, tha kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski në konventën e partisë për zgjedhjen e kandidatit presidencial.
Meqenëse BDI është inicuese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, lind pyetja a thua Bashkimit Demokratik për Integrim dhe shqiptarëve në përgjithësi nuk u konvenon që të dështojnë këto zgjedhje presidenciale dhe të krijohet një krizë e thellë? Dhe kjo krizë padyshim në të ardhmen do të kishte si rezultat edhe negociata për “kandidatë konsensual”, nënkryetar shqiptarë, zgjedhje të presidentit në kuvend …etj. Pra të gjitha rrugët do ishin të hapura. Këtë pyetje do jetë mirë që popullata gjatë fushatës parazgjedhore tua parashtroj funksionarëve që do vijn të kërkojnë votën.
/tetova1/