Halimi: Ka mundësi reale që të futem në raundin e dytë - tetova1

Halimi: Ka mundësi reale që të futem në raundin e dytë


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Mar 12, 2014

Lexuar: 318 herë



Kandidati për kryetar shteti nga radhët e PDSH - së, Iljaz Halimi është takuar me delegacionin 6 anëtarësh të asamblesë parlamentare të këshillit të Evropës, të udhëhequr nga euro-parlamentari austriak Stefan Shenak.

Halimi në këtë takim ka përmendur faktin se në këto zgjedhje presidenciale për herë të parë merë pjesë vetëm një kandidat shqiptar ku ekziston mundësia reale, që të garon edhe në raundin e dytë me njërin nga kandidatët tjerë.

“Si anë negative Iljaz Halimi përmendi tendencën e një subjekti politik që me çdo kusht të mos kenë sukses zgjedhjet presidenciale, madje me kanosje se cili do kandidat që do të zgjidhet do të jetë jo-legjitim. Me këto thirrje dhe kërcënime për bojkot drejt për se drejti ndikohet në cenimin e së drejtës së qytetarit që te voton në mënyrë të lirë dhe demokratike. Në ketë mënyrë, ky subjekt politik vjen në kundërshtim me vendimet që ajo vet i ka miratuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Bëhet fjalë për shkeljen e këtyre dy vendimeve që ata vet i kanë miratuar. E para kontribuon në uljen e cenzusit të daljes së qytetarëve në zgjedhje nga 50% në 40% dhe e dyta miratuan kodin zgjedhor që i përcakton rregullat dhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të shtetit i cili do të kishte legjitimitet të plot për të udhëhequr me shtetin”, - thuhet në komunikatën e lëshuar nga PDSH.