Kandidatët për president me dosje të pastra - tetova1

Kandidatët për president me dosje të pastra


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Mar 10, 2014

Lexuar: 303 herë



Kandidatët për president në Maqedoni nuk do të lustrohen pasi që dosjet e tyre janë lustruar më parë, në bazë të ligjit për lustrimin e ish-funksionarëve shtetëror.

Komisioni për lustrimin ka konfirmuar se dosjet e katër kandidatëve, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM, Iljaz Halimi nga PDSH dhe Zoran Popovski nga GROM janë lustruar më parë si ish-funksionarë shtetërore dhe se dosjet e tyre kanë rezultuar të pastra, pasi që nuk kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete në të kaluarën.

Ivanov ishte lustruar si kandidat për president në vitin 2009, kur ishte nominuar për mandatin e parë. Stevo Pendarovski ishte lustruar si këshilltar shtetëror në kabinetin e ish-presidentit Branko Cërvenkovski, Iljaz Halimi si deputet dhe Zoran Popovski si ish-funksionarë i lartë shtetëror, në Qeveritë e kryeministrave të kaluar. Komisioni për Lustrimin ka bërë të ditur se për këtë do të informojë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).