Katër alternativat tjera të BDI-së? - tetova1

Katër alternativat tjera të BDI-së?


Kategoria: Opinione

Postuar më: Sht, Mar 1, 2014

Lexuar: 429 herë



Para tre javësh, respektivisht me datë 03.02.2013 zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në një press konferencë ndër të tjera deklaroi seBDI-ja nuk ka marrë vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo është vetëm një nga pesë alternativat që do të ofrojë partia nëse me VMRO-DPMNE-në nuk bie dakord për kandidat konsensual në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë para dy ditësh nga kjo parti informuan se do të kërkojnë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. ata përsëri nuk informuan për alternativat tjera që ka BDI në kundërshpërblim të kandidatit koncesual që tanimë nuk ndodhi ashtu siç kërkuan.

Kiste me të vërtet BDI një pako me pesë alternativa apo ishin vetëm fjalë për të defokusuar vëmendjen e opinionit publik? Këtë pritet të shohim nëse BDI do ti bënë publike në ditët në vazhdim.