Këshilli i Evropës: BDI-ja të mos u bëj presion votuesve për bojkot - tetova1

Këshilli i Evropës: BDI-ja të mos u bëj presion votuesve për bojkot


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Mar 13, 2014

Lexuar: 211 herë



Bojkoti i zgjedhjeve presidenciale është sjellje jo-konstruktive dhe shumë e çuditshme në aspektin demokratik, sipas Këshillit të Evropës. Përfaqësuesit e kësaj organizate të vendeve të Evropës i bënë thirrje BDI-së të mos guxojë të bëjë presion ndaj votuesve të cilët nuk do ti binden thirrjes së tyre për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. Ata tërheqën vërejtjen që gjatë fushatës zgjedhore të mos përdoret fjalor i urrejtjes dhe të mos nxiten votuesit në vijë etnike, duke mbajtur llogari edhe për bashkëjetesën pas zgjedhjeve. Për Këshillin e Evropës është shqetësuese edhe situata në media dhe gjyqësi.

“Delegacioni ynë nuk është shumë i lumtur që partia më e madhe shqiptare, ajo në pushtet, tenton të dështojnë zgjedhjet presidenciale. Kjo nuk është sjellje konstruktive dhe është i çuditshëm në aspektin e demokracisë”, tha Shtefan Shehen, Këshilli i Evropës.