Kim Mehmeti komenton deklaratën e Menduh Thaçit - tetova1

Kim Mehmeti komenton deklaratën e Menduh Thaçit


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Mar 22, 2014

Lexuar: 4 809 herë



Analisti politik Kim Mehmeti ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të PDSH-së gjatë një aktiviteti partiak në qytetin e Gostivarit. Menduh Thaçi në mes tjerash deklaroi: ”Kim Mehmeti me Teuta Arifin, dhe Lubomir Fërçkovskin pas ngjarjeve tragjike që ndodhën në Tetovë dhe Gostivar në vitin 97, vinin dhe flitnin për bashkëjetesë dhe dorëzim kjo është gabim i madh vllezër dhe motra nuk bën. Nuk përmendi emra për t’i etiketuar, por përmendi emra për të tregu se ata kanë dalë prej dini e imani”, – theksoi Thaçi.
Kurse Kim Mehmeti në faqen e tij në facebook ka shkruar: “Për ata që më pyesin se a kam dëgjuar çka ka thënë për mua kryetari i PDSH-së, në një takim partiak në Gostivar: po më kanë treguar! Komenti im është ky: nuk jam palë me partitë, por megjithatë, përderisa ia kam lejuar vetvetes që publikisht ta vlerësoj veprimtarinë politikë të kryesuesve partiak, atëherë me çfarë të drejtë mund të kërkojë nga ata që të mos e bëjnë të njëjtën ndaj meje?! Dhe përderisa mbetemi në rrafshin e publikes, e nuk zbresim në atë të ‘septikes’, çdo gjë e shohë në korniza të realizimit të interesit publik, që më qartë të shihen fytyrat tona të vërteta”.
Mehmeti ka komentuar edhe akuzat ndërpartiake në mes BDI-së dhe PDSH-së.
“A e dini se cili është qëllimi parësorë i zhurmës mediatike, të shkaktuar nga akuzat ndërpartiake mes BDI-së dhe PDSH-së: që nëpër media të mos ketë hapësirë për askënd tjetër, e të mos dëgjohet ndonjë zë i tretë politikë - si për shembull ai i RDK-së. Pra, që votuesit të mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër përpos kësaj ‘biznes-politike’ dykrerëshe! Por votuesit janë ata që do dëshmojnë se a janë të atillë siç i vlerësojnë kryesuesit e BDI-së e të PDSH-së: të pavetëdijshëm se pas kësaj zhurme mediatike, fshihet edhe dora e huaj e padukshme, e cila i godet me grushtin e partive shqiptare!”, shkruan Kim Mehmeti në faqen e tij në facebook.

/tetova1/