‘Kim mos mendo, thuaj RDK-së PO!’
RDK e Rufi Osmanit si duket po përgatitet seriozisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas negociatave me Xhezair Shaqirin-Komandant Hoxha për të udhëhequr listën e RDK-së në njësinë zgjedhor numër 2, simpatizantët e RDK-së përmes rrjeteve sociale kanë filluar të bëjnë apele për të bindur analistin dhe shkrimtarin e njohur Kim Mehmeti, që t’i bashkangjitet RDK-së.
Apelet janë paraqitur para disa ditëve në rrjetin social, “facebook”, ku është hapur një faqe ku i bëhet thirrje shkrimtarit tonë të njohur Kim Mehmetit që ia t’i bashkëngjitet RDK-së. “Kim Mehmti, thuaj Po RDK-së” quhet faqj në FB për të cilën thuhet se e kanë hapur të rinjtë e partisë së Osmanit edhe atë menjëherë pas një takimi të kryetarit të partisë së tyre me Kim Mehmetin.
“S’kam pse e fsheh se jam takuar me Rufi Osmanin. Jo vetëm tani, por edhe në zgjedhjet e kaluara, Rufi Osmani më ka ofruar që të kandidoj për partinë e tij. E kam refuzuar ngaqë nuk e shoh veten si politikan aktiv!”, pohon Kim Mehmeti i pyetur nga gazeta “Lajm” sa janë të vërteta spekulimet se këto ditë ai është takuar me kryetarin e RDK-së. Përndryshe në faqen e tij në FB Kim Mehmeti ka mbi 115 mijë “fansa”. Numër ky që është më i madh se ai i gjithë liderëve të këtushëm partiak shqiptarë, i mbledhur së bashku. Kjo ndoshta tregon se shkrimtari Kim Mehmeti momentalisht është shqiptari me më ndikim në Maqedoni. Pa dyshim se pranimi i tij që të garojë në listën e RDK-së, do mund të sillte kthesa të mëdha në hartën politike të shqiptarëve të këtushëm./Lajm







