Komandant Hoxha: Ali Ahmeti iu nënshtrua politikës së VMRO-së
Xhezair Shaqiri - Hoxha, bartës i listës së RDK, në një shkrim të tijin thotë se Ali Ahmeti e la në harresë luftën që u bë në vitin 2001 për të drejtat e shqiptarëve.
Hoxha e akuzon Ahmetin se politika e Gruevskit e zu ndër vete dhe nuk mundi të reagojë për shpërfilljen e VMRO-së në vitin 2006-n.
“O Ali, a nuk ish momenti qe ju ti hakmerreshit VMRO-së për mospërfilljen tuaj që ua bëri në vitin 2006? Por jo, ju s’mundeni ta shtrëngoni grushtin e me i mëshuar tavolinës, sepse shpërndahen “fletushkat” e korrupsionit dhe shërbimeve sekrete për anëtaret e BDI-së, që ju kërcënonte Sasha në këtë tavolinë në vitin 2008″, shkruan ish-luftëtari i ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri.







