Konferencë për rolin e femrës në shoqëri - tetova1

Konferencë për rolin e femrës në shoqëri


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Mar 5, 2014

Lexuar: 179 herë



Për rastin e Ditës Ndërkombëtare të Femrës, Aleanca Franceze e Tetovës, në bashkëpunim me Liberal Alternative Institute dhe Univerzitetin e Evropës Juglindore, organizon një konferencë mbi rolin e femrës në shoqëri.
Kjo konferencë do të mbahet të Ejten, 6 Mars në ora 14:30 në Univerzitetin e Evropës Juglindore.
Temat që do të trajtohen janë si vijon :

Qasja e femrave në poste me përgjegjësi apo poste vendimmarrëse Teuta Arifi - Kryetarja e Komunës së Tetovës

Roli i femrës : në mes jetës familjare dhe asaj profesionale.
S.E Laurence Auer - Ambasadorja e Francës

Femrat dhe Mediat Julie Chamberland - Menaxhuese e Projekteve Kulturore Francë-Kanadë

Edukimi i vajzave : rritja e pjesëmarrjes, ndjekja dhe përfundimi i studimeve (për tu konfirmuar) Adelina Marku - Drejtuese Departamenti në Ministrinë e Punëve të Jashtme