PDSH - ja e Strugës refuzon listën e Menduh Thaçit - tetova1

PDSH - ja e Strugës refuzon listën e Menduh Thaçit


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Mar 11, 2014

Lexuar: 1 307 herë



Dega e PDSH-së ne Strugë, përfundimisht ka vendosur që të refuzojë listën e propozuar nga kuvendi qëndror dhe Menduh Thaci, për deputetët e kësaj partie në zgjedhjet lokale te prillit, mëson “Drini” nga burime te sigurta.

Gjatë mbledhjes së jashtzakonshme që u zhvillua mbrëmë në Strugë, thuhet se të gjithë përfaqësuesit e nëndegëve të PDSH-së në Strugë, përvec asaj të Ladorishtit e cila për arsye objektive nuk ka shprehur qendrimin e saj, kanë qenë unanim dhe kanë dalë me këto konkluza:

- Të kërkohet nga kryesia qëndrore që të rishikojë vendimin e saj për listat për deputet në zonën nr.5;

- Nëse e njejta nuk ndodh, dega e Strugës do të refuzojë listën e propozuar nga kryesia dhe nga Menduh Thaçi.

Pas situatës së krijuar, të njejtat burime theksojnë se diskutimet kanë shkuar deri aty, saqë disa nga përfaqësuesit e nëndegëve kanë kërkuar edhe largimin e Thacit nga drejtimi i partisë.

Gjithashtu këto qëndrime janë mbështetur edhe nga RDSH-ja e Strugës si dhe nga forumi i gruas së PDSh-së dega Strugë, të cilët ishin pjesmarrës në mbledhjen e jashtzakonshme./Drini

 

Zija Jonuzi