Listat e partive mbyllen të shtunën në mesnatë - tetova1

Listat e partive mbyllen të shtunën në mesnatë


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Mar 28, 2014

Lexuar: 273 herë



Listat e kandidatëve për deputetë duhet të dorëzohen deri të shtunën në mesnatë. Ky është njoftimi i bërë nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). INA bën me dije se deri më tani asnjë parti politike nuk e ka dorëzuar listën përfundimtare të kandidatëve.

Sipas eksperiencave të deritanishme, partitë i çojnë listat e deputetëve në çastet e fundit, për shkak të konsultave të brendshme dhe për të mos e bërë të ditur përnjëherë për kundërshtarët politikë.

Më datë 3 prill do të hidhet edhe shorti për renditjen e partive në lista. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të nisi me 5 prill dhe përfundon me datë 25 prill, një ditë para zgjedhjeve.

Fushata parlamentare do të ndërpritet nga data 12 deri në 13 prill, për shkak të heshtjes zgjedhore të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që mbahen më 13 prill.