LSDM: Gruevski dhe Ahemti realizuan skenarin - tetova1

LSDM: Gruevski dhe Ahemti realizuan skenarin


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Mar 1, 2014

Lexuar: 290 herë



“Sot, opinioni në Republikën e Maqedonisë e ndoqi episodin e fundit nga seriali i aktrimit të konfliktit për nxitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, premiera të cilit ishte në vitin 2011. Aktorët kryesorë sërish në rolet e njëjta, Nikolla Gruevski porositës, Ali Aheti ekzekutues”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas partisë më të madhe opozitare koalicioni 6 vjeçar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është me pasoja katastrofale për Republikën e Maqedonisë.

“Shteti plotësisht ka shënuar kthim pas dhe dënimin për këtë Qeveria do ta marrë në zgjedhjet e ardhshme. LSDM-ja është plotësisht e përgatitur për ballafaqim zgjedhor pavarësisht karakterit të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Alsat-M