LSDM: Mijallkov fletë nëpërmjet Thaçit
Menjëherë pas zbulimit të SMS-ve nga Menduh Thaçi (të bisedave telefonike me liderin e LSDM-së Zoran Zaev) ka reaguar edhe LSDM-ja.
“Doli në sipërfaqe koalicioni “Sushiko”, ndërmjet drejtorit të DSK (Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim) Sasho Mijallkov dhe kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi. Nëpërmjet Thaçit, flet Sasho Mijallkov. Me këtë lideri i PDSH-së, tregoi se kur bashkëpunon me një parti politike, në fakt, punon për shërbimet e VMRO-së, nën udhëheqjen e drejtorit të DSK-së, Mijallkov”.
Ky është reagimi i menjëherëshëm i LSDM-së, ndaj pohimeve të Menduh Thaçit, se lideri i LSDM-së Zoran Zaev, me anë të SMS porosive e ka lutur të bashkëpunojë.
Akuzën e këtillë, Thaçi e ka shpalosur sot në press-konferencë. Në pyetjen nëse nga ai ishte kërkuar rrënimi i dhunshëm i qeverisë Gruevski, lideri i PDSH-së u përgjigj se një gjë të tillë e kishin kërkuar krerët e LSDM-së, Zaev dhe Cërvenkovski.







