Më 26 mars negociata të reja për emrin - tetova1

Më 26 mars negociata të reja për emrin


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Mar 20, 2014

Lexuar: 156 herë



Ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic ka thirrur një takim për negociata të reja për kontestin e emrit.

Sipas zyrës për informim të negociatorit të OKB-së, takimi është caktuar më 26 mars në Nju Jork, ku janë ftuar diplomatët negociues nga Shkupi dhe Athina.

Palën e Shkupit do ta udhëheq ambasadori Zoran Jolevski, ndërsa ate greke diplomati Adamantios Vasilakis.

Sipas njoftimit, Nimic paraprakisht do të zhvillojë takime të ndara me dyja palët, ndërsa më pas një takim të përbashkët në selinë e OKB-së.

Negociatat e fundit mbi këtë kontest u zhvilluan në tetor të vitit të kaluar, ku Nimic kishte theksuar se mes dyja palëve ka dallime të mëdha rreth çështjes së emrit. (INA)