Mehmeti: Gruevski me qëllim nxeh shqiptarët ta votojnë BDI-në - tetova1

Mehmeti: Gruevski me qëllim nxeh shqiptarët ta votojnë BDI-në


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Mar 3, 2014

Lexuar: 1 043 herë



“Thirrja e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Nikolla gruevski, drejtuar maqedonasve që ata të mobilizohen e ta votojnë partinë e tij, që ajo të mos varet nga shqiptarët, në të vërtet më shumë u ‘adresohet’ shqiptarëve që ata të ‘nxehen’ dhe ta votojnë partnerin e saj – BDI-në! Sikur të ishte ndryshe, ai nga BDI-ja do ta merrte këtë përgjigje: Merri zotëri të gjithë vendet në parlament, se neve më nuk do të na takosh aty, por matanë Vardarit – në Parlamentin e Shqiptarëve të Maqedonisë!” ka thënë analisti Kim Mehmeti.