Mërgata shqiptare i thotë JO kandidateve partiak në diasporë! - tetova1

Mërgata shqiptare i thotë JO kandidateve partiak në diasporë!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Mar 6, 2014

Lexuar: 473 herë



Mërgata Shqiptare për Maqedoni (MSHM), nëpërmjet një kumtese ka reaguar pas kandidaturave të shpallura nga partitë politike për deputet në disaporë. Në reagimin e MSHM-së thuhet:
Personat e zgjedhur nga partitë politike për deputet të mundshëm nga diaspora nuk janë të pranueshëm për Mërgatën Shqiptare për Maqedoni!
Ai person i cili kandidohet në diasporë duhet të përfaqësoje diasporën e jo partitë politike, prandaj si i tille, diaspora nuk duhet t’i votoje ate! Nje qendrim i tille mund te jete destruktiv dhe mund te shkaktoje percarrje te metutjeshme ne mes popullit dhe pengoje procesin! Diaspora është unike, dhe do mbetet apartiake. Uniteti është forca e saj, tendencat për përçarjen e diasporës janë të pa pranueshme dhe mund te shkojne pa dyshim në dëm te popullit! Ne ju bejme apel perseri që në momente te rendesishme historike të tregojme unitet, të jemi në një qëndrim, qe se bashku te arrijme realizimin e detyrave qe kemi para vehtes, per te miren e popullit dhe vendit tone. Diaspora nuk do te pranoje asnje tendence për të na përçarë , prandaj, thërrasim mërgatën kudo që ndodhet t’i thotë jo kandidatëve partiak në diasporë!