Mos lejoni të koritet viti 2001! - tetova1

Mos lejoni të koritet viti 2001!


Kategoria: Opinione

Postuar më: Enj, Mar 27, 2014

Lexuar: 2 362 herë



XHEZAIR SHAQIRI-HOXHA

I lartësuar qoftë Allahu që njeriut i ka dhënë memorie të shkëlqyer, e që nuk lejojmë dikush që është i krisur të na merr edhe ne për të tillë. Në vitin 2008, ju o Ali kishit numrin e deputeteve për të arritur kërkesën për president konsensual dhe shumë kërkesa tjera me kollajllëk nëse nuk ishit ngutur të bënit një marrëveshje të turpit me VMRO-në, nëse ju nuk ishit futur në qeveri në atë kohë, VMRO nuk kish mundur të bënte qeveri dhe në gjithë botën është e ditus se një parti politike qe nuk arrin ti ketë 50 për qind (plus 1 deputet) dhe nuk arrin të bëjë marrëveshje politike me ndonjë parti politike tjetër, nuk ka qare pa dorëzuar mandatin partisë tjetër, që në këtë rast ishte LSDM-ja. LSDM në atë kohë thonte se nëse BDI e PDSH vendosin të mos bëjnë qeverinë me VMRO, ne do të japim kryetarin e Parlamentit edhe disa poste tjera që asnjëherë shqiptarët nuk i kanë pasur. O Ali, a nuk ish momenti qe ju ti hakmerreshit VMRO-së për mospërfilljen tuaj që ua bëri në vitin 2006? Por jo, ju s’mundeni ta shtrëngoni grushtin e me i mëshuar tavolinës, sepse shpërndahen “fletushkat” e korrupsionit dhe shërbimeve sekrete për anëtaret e BDI-së, që ju kërcënonte Sasha në këtë tavolinë në vitin 2008. Po të kishit pasur guximin ju në atë kohë nuk na kishit humbur disa vite kot me këtë farë kërkese për “president konsesual”, po u desht që në vitin 2008 ta rrëzoni VMRON-ë dhe gjithë projektet anti shqiptare të saj e të bëni koalicion me PDSH dhe LSDM. Besoj që ne do ti kishim pas punët ma mirë si shqiptar tani në vitin 2014, kurse kjo far kërkesa juaj për president konsensual dhe shumë kërkesa të pa mohueshme te shqiptarëve do të ishin realitet. Un besoj se ju nuk do të mundeni të merrni votat e atyre që kanë memorie të shkëlqyer, por do t’i merrni vetëm votat e atyre që janë të kërcënuar me largim nga administrata, edhe atyre që memoria u është lodhur nga premtimet e kota tuajat. Po si mendoni ju zotëri t’i ndaloni shqiptarët që mos të votojnë kandidatin maqedon për president, kur dihet që maqedonët kanë më shumë lekë dhe për fushat hedhin tek elektorati të cilin ti deri dje e ke mësuar të shesin votat për lekë. Un personalisht mendoj se ti këtë kërcënim me “president konsensual” VMRO-së ja bën pasi e din se ka me të lënë jashtë pushtetit në qeverinë e ardhshme. Nuk tutet arusha me shoshë, o Ali, po qoje dorën te brezi nëse e ke me gjithë mend të kërcënohesh, sepse na e korite vitin 2001.