MPB po sillet në mënyrë joprofesionale dhe selektive
Kryetari i Socialdemokratëve të ri Stefan Bogoev, akuzoi sot se Ministria e Punëve të Brendshme po sillet në mënyrë joprofesionale dhe selektive.
Bogoev, theksoi se MPB po i imponon të dyshojnë për rrjedhën e hetimit dhe rezultatit të hetuesisë për bombën që shpërtheu javën e kaluar në afërsi të selisë së LSDM-së në rrugën “Varshavska” në Karposh.
“E pacipë është Ministrja Jankulovska dhe MPB, për incidentin e ndodhur në periudhën parazgjedhore, në të cilin mund të pësonin afër 30 të rinj, me ditë po hesht, pastaj dërgon deklarata gënjeshtare.
Këto dokumente dhe fotografi plotësisht demantojnë MPB-në! Këto janë disa nga automjetet e dëmtuara, të anëtarëve të Rinisë Socialdemokratike, që në momentin e shpërthimit ishin në takim.”
Bogoev tregoi një dokument që demaskon deklaratat e MPB-së se veturat e dëmtuara nuk janë lajmëruar.
Ai tha se Ministrja Jankulovska, si dhe MPB të cilën ajo e udhëheq kanë për detyrë ndaj qytetarëve të japin përgjigje për rrjedhën e hetimit për shpërthimin e kryer afër selisë së LSDM-së.
Nga shpërthimi që ndodhi javën e kaluar afër selisë së LSDM-së u shkaktuan dëme materiale kryesisht në 5 makina që kishin parkuar afër selisë, por fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz.






