Na jepni 63 deputetë, që të mos kemi kërcënime - tetova1

Na jepni 63 deputetë, që të mos kemi kërcënime


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Mar 1, 2014

Lexuar: 509 herë



Kryeministri Nilolla Gruevski i cili drejton edhe partinë më të madhe në vend, VMRO-DPMNE-në, citohet të ketë deklaruar në Konventë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në të mirë të vendit.

Ai këto komente i bëri gjatë punimeve të Konventës së partisë së tij para pak çastesh.

Madje ai kërkoi që partia e tij të fitojë sa më shumë në mënyrë jo vetëm të ketë më shumë deputetë, por edhe Presidenti të mos mund të kërcënohet. Gruevski në këtë pikë përmendi fjalën shantazh.

Duke folur në Konventë, ai u kërkoi qytetarëve që të japin votën për këtë parti në mënyrë që të ketë së paku 63 deputetë në parlament, nga 65 sa mbërrohen dy të tretat.

Ai rikujtoi se në javët dhe muajt e fundit, ka dëgjuar deklarata nga BDI, që është partneri i saj në qeveri, deklarata për të bojkotuar zgjedhjet.

Për të qartësuar se përse i duhen vota sa më shumë, Gruevski iu kthey hisorisë.

Ai tha se në vitin 2008 kur partia e tij fitoi 63 deputetë, askush nuk mund ta bezdiste, kurse pas zgjedhjeve të vitit 2011 kur fitoi 56, u pa fytyra e tjetër e partnerëve të koalicionit.

Për këtë arsye, Kryeministri tha se gjëja më e rëndësishme është që VMRO–DPMNE-ja nuk dorëzohet para shantazhit e kërcënimeve.

Me këtë deklaratë, edhe pse pa përmendur emër, Gruevski e kishte për BDI-në.

Shkuarjen në zgjedhje parlamentare të parakohshme Gruevski e arsyetoi me interesat kombëtare të vendit.