Ndeshja Napredoku-Vardari, ‘Komitët’ ofendojnë shqiptarët! - tetova1

Ndeshja Napredoku-Vardari, ‘Komitët’ ofendojnë shqiptarët!


Kategoria: Sport

Postuar më: Sht, Mar 1, 2014

Lexuar: 689 herë



Grupi i tifozëve “Komitët” të pranishëm në stadiumin e qytetit në Kërçovë në takimin e parë të sezonit pranverot midis Napredokut dhe Vardarit kanë qenë në qendër të vëmendjes, pasi gjatë gjithë kohës kanë ofenduar shqiptarët në baza nacionale.
Edhe pse Napredoku njihet si një skuadër që udhëhiqet nga pala maqedonase, si duket “Komitëve” ju ka penguar që ishin mysafir të një qyteti shqiptarë që tashmë udhëhiqet nga ish pjesëtari i UÇK-së, Fatmir Dehari.
Aq më tepër ata pa ndaluar fare brohorisnin “Kërçova është qytet i maqedonasve” dhe tashmë slloganet e njohura për gjithë opinionin në vend “Shqiptari i vdekur, shqiptarë i mirë”; “Dhoma Gazi për shqiptarët”, si dhe ofendime tjera, të cilat vërtetë nuk i takojnë një kategorie njerëzish të kulturuar.
Delegati i ndeshjes edhe përkundër faktit se në disa raste u tërhoqi vëmendjen tifozëve të Vardarit, ata nuk ndaleshin, por përkundrazi vazhdonin me ofendimet e tyre, që tashmë janë bërë të zakonshme. Madje grupi i tifozëve “Komitët” mbureshin me ofendimet e tyre, duke shkruar dhe duke u lëvdëruar në forumet e TYRE.
Mbetet të shohim nëse Federata e Futbollit të Maqedonisë me në krye Illço Gjorgjioskin do të marrin masa për klubin “kuq e zi” nga Shkupi, duke pasur parasysh se ekziston ligj, sipas të cilit çdo ofendim në baza nacionale duhet sanksionuar.
Rikujtojmë për shkak fyerjeve në baza nacionale vitin e kaluar ishte ndërprerë ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit, dhe e njëjta u zhvillua një ditë më vonë pa prezencën e tifozëve.

/tetova1-infoSport/