Nxënësit shqiptarë mësojnë në maqedonisht dhe japin provim në shqip - tetova1

Nxënësit shqiptarë mësojnë në maqedonisht dhe japin provim në shqip


Kategoria: Arsim

Postuar më: Mër, Mar 26, 2014

Lexuar: 85 herë



Nxënësit shqiptarë në Maqedoni mësojnë në shkollë në gjuhën maqedonase, ndërsa provimin përfundimtar e japin në gjuhën shqipe.
Një gjë e tillë gati absurde ndodh në disa shkolla të Maqedonisë. Mediat shqiptare në Maqedoni japin një rast unikal, ku në një shkollë të Manastirit, “Goce Dellçev” nxënësit mësojnë maqedonisht dhë në fund japin provimin në gjuhën amtare.

Sipas profesorëve të këtyre nxënësve, niveli i tyre është i dobët edhe për këtë shkak. Një tjetër shkollë problematike është edhe shkolla e mesme “Koço Racin” në Veles, ku nxënësit mësojnë maqedonisht gjithë dvitin shkollor dhe në fund provimi ekstern kryhet në shqip.

“Unë gjuhën shqipe normal që e di është gjuha ime, por mësimet i kemi mësuar maqedonisht, nuk është faji i jonë që nuk ka profesor shqiptarë. Është e vështirë të mësosh në një gjuhë dhe të testohesh në një tjetër. Na përzihen gjitha mësimet e kemi shumë të vështirë”, tha një nxënëse, shkruan PortAlb.
Prindërit së bashku më profesorët dhe nxënësit apelojnë që ose të zgjidhet çështja e punësimit të profesorëve dhe arsimtarëve shqiptarë ose nxënësit të testohen në atë gjuhë që kanë ndjekur mësimin, sepse kështu më të dëmtuarit janë vetë ata.