Osmani: BDI do të angazhohet që të dështojnë zgjedhjet presidenciale - tetova1

Osmani: BDI do të angazhohet që të dështojnë zgjedhjet presidenciale


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Mar 10, 2014

Lexuar: 320 herë



BDI nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale, por në mënyrë aktive do të angazhohet që ata të dështojnë dhe të mos zgjidhet shef i shtetit, të arrihet në ndryshimin e Kushtetutës dhe ndryshim të tërësishëm të zgjedhjes së presidentit, pra në vend nga zgjedhjet e drejtpërdrejta ai të zgjidhet në Parlament.
Këtë në një takim me gazetarët e bëri të ditur zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. Sipas tyre, nëse zgjidhet president dhe nuk dështojnë zgjedhjet, BDI do ta kontestojë fituesin dhe legjitimitetin e tij, cilido qoftë ai.
BDI ka paralajmëruar se ekzistojnë forma të ndryshme se si do të zhvillohet e gjithë kjo dhe shtojnë se kur do vjen koha do i zbardhin para opinionit hapat e ardhshëm të partisë.