Pakomak dhe ProCredit Bank, memorandum bashkëpunimi
Kompania Pakomak dhe ProCredit Bank firmosën memorandum për bashkëpunim që do të realizohet në disa etapa në periudhën e ardhshme.
Për fillim, Pakomak nëpërmjet bashkëpunëtorëve të vet në secilën prej 13 ekspoziturave të ProCredit Bankës në Shkup ka organizuar vendosjen e shportave të kartonit për mbledhjen e letrave administrative, e cila do të mblidhet dhe do të reciklohet, ndërsa janë vendosur shporta edhe për mbledhjen e kartelave të pavlefshme kreditore dhe debitore, si mbeturina të plastikës, që më tej do të shfrytëzohen për reciklim.
Me këto aktivitete u mundësohet të punësuarve në bankë dhe klientëve të tyre të japin kontributin për ruajtjen e ambientit jetësorë, njëkohësisht duke nxitur klientët e tyre të shfrytëzojnë bankën elektronike.







