PDSH: Argëtim Hasani nuk paguan tatim (DOKUMENT)
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka vazhduar me akuzat ndaj funksionarëve të BDI-së, lidhur me aferat korruptive.
“Javë më parë në disa mediume doli lajmi, i përcjellë edhe me dokumente zyrtare, ku Zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Hyra Publike, Argëtim Asani, kuadër i BDI-së, akuzohej për shmangie nga pagesa e tatimit!
Në dokumentin zyrtar të Regjistrit qendror shihet qartë se ai është bashkëpronar i firmës TD AVEL dhe ka borxh, tatime të papaguara, prej afro 10 milionë denarë. Edhe atë: 4,528,415 denarë nga tatimi në fitim, 4,058,723 denarë nga TVSH dhe 265,192 denarë tatim nga rrogat e lëshuara.
Nga e gjithë kjo shihet qartë se firma e zëvendësdrejtorit të DAP Argëtim Hasani, nën mbrojtjen e BDI-së,në vazhdimësi i gjobit dhe shantazhon bizneset shqiptare, kurse duke keqpërdorur pozitat zyrtare ai u shmanget detyrimeve të veta ligjore duke mos paguar tatimet ndaj shtetit”, tha anëtari i PDSH-së Bekim Fazliu.
Sipas tij, është e habitshme heshtja e ministrit të financave Zoran Stavrevski dhe shtrohet pyetja përse ai bëhet i shurdhur në një situatë ku në bazë të dokumenteve, Zëvendësdrejtori i DAP-it Argëtim Asani i cili përveç qëkeqpërdor detyrën zyrtare duke mos paguar tatim, “ka edhe konflikt interesi”!
“Mos vallë ky është çmimi që e paguan biznesi shqiptarë që për çdo ditë i merret në formë haraçi, nga ana e inspekcioneve dhe kontrolleve të panumërta, që ky person të ruaj pozitën e tij”?, ka pyetur Fazliu.







