PDSH: Familjarët e Ali Ahmetit shkatërrojnë USHT-në! (DOKUMENTE) - tetova1

PDSH: Familjarët e Ali Ahmetit shkatërrojnë USHT-në! (DOKUMENTE)


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Mar 26, 2014

Lexuar: 1 388 herë



Sot në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare në Çair anëtarja e kryesisë qendrore, znj. Sadije Iljazi mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së.

Në vazhdim ju sjellim të plotë e pa ndërhyrje reagimin e PDSH - së:

“Jo vetëm që të gjithë funksionarët e BDI-së janë të kapur nga krimi dhe korrupsioni, por edhe familjaret e zotit Ali Ahmeti janë zhytur thellë në veprime antiligjore skajshmërisht korruptive.

Ismail Ahmeti, përndryshe axha i Ali Ahmetit që mban pozicioni e prorektorit në USHT, në vazhdimësi përveç rrogës dhe harxhimeve tjera nga USHT-ja në baze të dokumenteve që posedojmë, merr paushalle të majme!

Pyesim publikisht Ali Ahmetin dhe axhën e tij Ismail Ahmetin, përse e plaçkitni USHT-në, paratë e studentëve?

Në vend që me këto para ta përmirësoni standardin e studentëve, ju e keni sjellë USHT në vend të 12.000-të dhe të fundit ndër universitetet në Maqedoni.

Z.Ahmeti bashkë me Ismail Ahmeti dhe të tjerët që i ke në USHT, a jeni të vetëdijshëm për krimin që jeni duke bërë ndaj arsimit shqip, vritni të tashmen dhe ardhmërinë e kombit.

Ftoj publikisht z.Ali Ahmetin në emër të studentëve, që të jep llogari për këtë krim të familjarëve të tij në USHT.”