PDSH: Ja dokumenti për korrupsionin e Valon Saraqinit (FOTO) - tetova1

PDSH: Ja dokumenti për korrupsionin e Valon Saraqinit (FOTO)


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Mar 21, 2014

Lexuar: 711 herë



Në vazhdim ju sjellim deklaratën e plotë të Partisë Demokratike Shqiptare nga anëtari i kryesisë qendrore, Orhan Ibraimi lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së:

“Para dy ditësh opinionit i prezantuam dokumente të cilët si rrallë herë deri më tani faktonin korrupsionin që ka kapluar ministrinë e ekonomisë.

Sot ju prezantojmë pjesë të deklaratës të sipërmarrësit ku ai qartë dhe pa asnjë mëdyshje konstaton krimin që po zhvillohet në ministrinë e ekonomisë udhëhequr nga Valon Saraqini.

Biznesmeni thiret në zyrat e ministrisë së ekonomisë ku i kërkohet një shumë e madhe e të hollave që ti jepen në shfrytëzim koncesione për të cilët ai ka aplikuar:

“Të shkoj ditën e nesërme në zyre e tij dhe ti jap 10.000 euro që ta fitoj koncesionin e lokalitetit…….. komuna….. si dhe lokalitetin…. komuna…… nga 5000 euro për secilën ku kishte aplikuar firma….., në të kundërtën nëse nuk ja jap shumën prej 10.000 euro nuk do të më jepen koncesionet dhe të njëjtat do ti ndahen ndonjë kompanie tjetër”.

Në këtë rast ku Valon Saraqini i BDI-së i kërkon personit 10.000 euro për një shërbim, janë të informuara nga personi në fjalë edhe përfaqësitë diplomatike në Shkup.

Është sekret publik që në ministrinë e ekonomisë çdo shërbim ka një çmim i cili duhet të paguhet nga palët e interesuara ne qoftë se duan që të marin ndonjë leje, koncesion apo ndonjë tender! Është e habitshme që kjo situatë tolerohet me vite të tëra dhe nuk ndërmerret asgjë për të ndalur ketë krim.

Çmimin e korrupsionit të funksionarëve të BDI-së për çdo ditë po e paguajnë qytetarët shqiptarë, vendbanimet shqiptare janë të privuar tërësisht nga investimet, qofshi ato të huaja apo të brendshme dhe si pasojë numri i të papunëve arin shifra rekorde.

Kërkojmë urgjentisht që organet kompetente të ndërmarrin masa konform ligjit!”