PDSH-së iu deshtë shumë pak kohë për të grumbulluar nënshkrimet
Partia Demokratike Shqiptare sot me 1 Mars (E Shtune 2014) filloi tubimin e nënshkrimeve për kandidatin e vetëm shqiptar prof. Iljaz Halimi, për këto zgjedhje presidenciale.
Brenda ditës së sotme deri në ora 17:00, kandidati i PDSH-së prof. Iljaz Halimi si kandidat i vetëm shqiptar, arriti ti tubojë dhe tejkalojë numrin e nënshkrimeve të parapara me ligj.
Me këtë rast siç informojnë degët e PDSH-së ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga shqiptarët për të deponuar nënshkrime, për kandidatin e vetëm shqiptar për këto zgjedhje presidenciale.






