PDSH Strugë: Qashif Bakiu ndërpret çdo aktivitet në këto zgjedhjeve
Pas paralajmërimeve se Zija Jonuzi do jetë bartës i listës së PDSH-së në njësinë zgjedhore 5 ka reaguar edhe Qashif Bakiu, njëri prej 14 emrave të nominuar nga Kuvendi i degës së PDSH-së në Strugë. Në një postim në rrjetin social Facebook profesori universitar Qashif Bakiu, pasi falenderon të gjithë ata që e mbështetën kandidimin e tij për deputet në radhët e PDSH-së informon se ndërpret cdo aktivitet të tij në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.’’ Ju informoj se ndërpres çdo aktivitet timin në kuadër të ketyre zgjedhjeve dhe nuk do të jem pjesë e asnjë liste dhe asnjë partie. Unë do të vazhdoj të merrem me politikë se kjo është pjesë e profesionit tim por edhe pjesë e ndërgjegjes sime për të dhënë kontributin tim të vogël për popullin tim dhe për kauzën e përbashkët. Do të vazhdoj të jem kritik ndaj të padrejtës, ndaj amoralitetit politik dhe ndaj joprofesionalizmit.Me kaq miq sa më kanë përkrahur vetëm në këto dy ditë lirisht mund ta sfidoj kë do në zgjedhje. Falemnderit kuvendarëve të degës së Strugës që unanimisht më përkrahën në kandidaturën për deputet, kryetarit të komunës Ziadin Sela. Faleminderit kryetarit të këshillit komunal Abdulla Qazimi, mikut tim Jetmir Mazarit, nëndegëve të Dollogozhdës, Koroshishtës, Llabunishtës, Livadhisë, Belicës, Podgorcës… Faleminderit ju miq dhe shok të pa angazhuar partiakisht. Përkrahja juaj ishte fitorja më e madhe për mua’’përfundon postimin Bakiu.
…………………………………
Në një koment plotësues të postuar tek faqja e tetova1.com në facebook, Qashif Bakiut shkruan:
Te nderuar stafi i tetova1.com ! Ju lutem të bëni përmirësim në tekstin tuaj që është marrë nga statusi im ne facebook. Une në këtë status askund nuk kam cekur ndonjë pakënaqësi apo diçka të ngjashme, vetëm kam deklaruar se tërhiqem nga gara…
………………
I nderuari Qashif. Në postimin tuaj në facebook përveç tjerash shkruani: “Ju informoj se ndërpres çdo aktivitet timin në kuadër të ketyre zgjedhjeve dhe nuk do të jem pjesë e asnjë liste dhe asnjë partie”.
Nëse analizohet mirë kjo deklaratë nuk është vetëm për “tërheqje nga gara”.
Mbetet që lexuesit e tetova1.com të vlerësojnë më mirë domethënien e deklaratës suaj.
Me respekt nga stafi i tetova1.com






