PDSH: Talat Xaferi, magjistër në kurriz të popullit! - tetova1

PDSH: Talat Xaferi, magjistër në kurriz të popullit!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Mar 15, 2014

Lexuar: 392 herë



Sot në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare në Çair anëtari i kryesisë qendrore, Bekim Fazliu mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së.

“Krimi, Korrupsioni, Hajnia dhe Nepotizmi janë tipare të pandashme të BDI-së dhe funksionarëve të saj. Korrupsioni dhe Hajnia ku thellë janë zhytur funksionarët e BDI-së, përveç se paraqesin krim të rëndë dhe vepra të dënueshme me ligj ato njëkohësisht paraqesin pengesën kryesore për realizimin e kërkesave kombëtare të shqiptarëve.

Në shtator të vitit të kaluar Talat Xhaferi u bë Magjistër. Nuk do të kishte asgjë kontestuese në këtë situatë në qoftë se ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi të mos shfrytëzonte paratë e popullit për këtë qëllim. Ai nga buxheti i Ministrisë blen dy tituj me nga 50 kopje me vlerë prej 100.000 denarësh, nga autori Prof. dr. Zoran Nacev, i cili është mentor i Talatit në magjistraturën e tij!

Në një situatë të rënduar ekonomike ku mijëra kuadro të mirëfillta shqiptare janë të pa punë dhe nuk kanë asnjë mundësi materiale që profesionalisht të avancohen, Talat Xhaferi në kurriz të tyre dhe të gjithë taksapaguesve shqiptarë i bashkëngjit Tituj emrit të vetë.

Ne nuk jemi të shqetësuar se ju keni vjedhur por shqetësimi kryesorë është se nëpërmjet këtyre vjedhjeve ju keni shitur interesat kombëtare.

Kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura konform ligjit. Presim përgjigje prej BDI-së për shkak se përgjigjen tonë e kemi gati”.