Politika si emër diplomatik për Ligjin e XHUNGLËS në kampusin politik shqiptarë - tetova1

Politika si emër diplomatik për Ligjin e XHUNGLËS në kampusin politik shqiptarë


Kategoria: Opinione

Postuar më: Hën, Mar 3, 2014

Lexuar: 650 herë



Sekretari i RDK-së Izet Zeqiri ka komentuar deklaratën e sotme të Abdilaqim Ademit që “partitë e vogla” të mbështesin BDI-në.
Zeqiri në profilin e tij në facebook shkruan: Kur i dëgjoj politikanët e zortit me deklaratat e tyre më bëjnë të besoj se me të vërtetë “Politika është, emër diplomatik për ligjin e xhunglës në kampusin politikë te shqiptarët në Maqedoni”.
Ai që është në pozitë të lartë dhe e ndjen veten “fitues” apriori, asnjëherë s’mund të mendoj për faktorizim sepse e pengon mendjelartësia dhe friga.
Në vend që ti referohen faktorizimit shqiptarë si arenë e moralit dhe bashkimit kombëtarë, ne i shëndrojmë iniciativat në arenë të interesave individuale dhe partiake duke e uzurpuar forcën e popullit dhe duke u vendosur mbi popullin.
Me qëllim që të bëhen zotërinj, politikanët e sodit pozojnë si shërbëtorë të përçarjes së porositur duke thene ejani bashkangjiteni…..
Këta politikan që më shumë mendojn për zgjedhje të ardhshme se sa për brezin e ardhshëm e kanë lehtë sepse popullin e kanë shëndruar në vegla dhe konkurentët në armiq”, përfundon komenti i Izet Zeqirit.

/tetova1/