Popull, mos u bëjë masë e thjeshtë, mos i beso!
Më falni, të nderuar lexues, që po përdori shprehjen “masa e thjeshtë”, por me bindje të thellë pohojë se vërtetë duhet të jesh i thjeshtë, i kufizuar dhe tërësisht në hamendje, për ta besuar apelin e kryeministrit Nikolla Gruevski, qytetarët në zgjedhje t’i japin 62 deputetë, që “të mos mbetet peng i BDI-së respektivisht Ali Ahmetit”.
Sado që t’ju duket naive nga ana ime, unë refuzojë të besojë se në këtë Maqedoninë tonë, ende ka njerëz, maqedonas e shqiptarë, që do t’i besojnë një gënjeshtre të tillë ordinere dhë të cilëve nuk do t’iu kujtohet se çfarë ndodhi gjatë këtyre tetë vjetëve. A thua, akoma është e mundur të blihen votat e votuesve, me anë të aktrimit të çmendurisë?
(…)
Prandaj, sado që të tingëllojë në mënyrë patetike, zëshëm dhe publikisht ju thërras, kësaj radhe të mos i besoni. As Ahmeti nuk e mbanë peng Gruevskin, e as Gruevski, nuk është sipas vullnetit të Ahmetit-këta të dy me siguri kanë marrëveshje të ngjeshur, me anë të të cilës, në fakt, Maqedoninë e mbajnë peng. Kush nuk e sheh këtë, ai është i verbër, pranë syve.
Hajde të paktën në këto zgjedhje, të gjithë së bashku, maqedonas e shqiptarë, ta hedhim poshtë këtë retorikë luftxitëse dhe t’i tregojmë edhe Gruevski edhe Ahmetit, se nuk ju besojmë njerëzve të cilët duan të na kthejnë mbrapa, atje diku para fillimit të konfliktit të vitit 2001. Ndoshta kjo e befason ambasadorin amerikan Pol Uolers, por ne e dimë se ku çon kjo propogandë lufte. Drejtë rastiti Vicë të 2001-shit, rastit “Karpallëk”, drejt viktimave të reja, rrënimit të shtëpive, xhamive dhe kishave.
Drejtë rrugës pa dalje.
Aman njerëz, po nuk jemi edhe masë e thjeshtë, që t’ia shesim shpirtin djallit (dreqit!)
Branko GEROSKI-(e publikuar në gazetën “Slloboden Peçat”)






